Brickos

Në Mitrovicë është vënë gurthemeli i objektit të çerdhes për fëmije

Është vënë gurthemeli i kopshtit të fëmijëve “Nina” në lagjen Bair të Mitrovicës.

Në këtë akt të nisjes së këtij objekti ishin të pranishëm, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përfaqësues nga autoritetet komunale dhe mysafir të tjerë.

Komuna e Mitrovicës dhe Kopshti i fëmijëve “Nina” kohë më parë kanë nënshkruar kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, ku parashihet që ky institucion parashkollor ta shfrytëzoi pronën e dhënë nga komuna për 99 vjet.

Komuna e Mitrovicës në këtë projekt ka siguruar lokacionin dhe do të kujdeset për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për këtë objekt. Kjo çerdhe do të ketë kapacitet që të pranojë rreth 170-190 fëmijë duke filluar nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.

Çerdhja e re e cila do të ndërtohet në këtë lokacion pritet të zbus kërkesat e qytetarëve për kujdes ndaj fëmijëve për prindërit të cilët kanë nevojë për kujdes ditorë të fëmijëve të tyre. Çerdhja ndodhet në një lokacion të përshtatshëm sepse afër sajë ndodhet edhe shkolla fillore po edhe një qendër e mjekësisë familjare.

Kryetari Bahtiri ka thënë me këtë rast se komuna e Mitrovicës është e vendosur që të mbështesë të gjitha nismat që kanë për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijë parashkollor. Duke investuar ne edukimin e hershëm te fëmijëve  investojmë ne zhvillimin  e mëvonshëm të personalitetit të fëmijëve dhe jemi te kënaqur që po kontribuojmë në këtë mënyrë. Ne si komunë po bëjmë hapa  të mëdhenj për zhvillimin ekonomik duke përkrahur jo vetëm projektet e tilla të institucioneve edukative arsimore por edhe me krijimin e kushteve të tjera për investime afariste. Në fund kryetari Bahtiri falënderoi pronaren e Kopshtit-Çerdhes së fëmijëve “Nina”, Agnesa Shipoli-Nika, për punën dhe përkushtimin e saj.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për rendësin e instucioneve edukative-arsimore  si vatër e parë e ngritjes së edukimit të gjeneratave të reja.

Pronarja e Kopshtit-Çerdhes së fëmijëve “Nina”, Agnesa Shipoli-Nika, tha se kopshti-çerdhja që do të ndërtohet do të jetë institucioni më modern i këtij lloji në komunë, me kapacitet prej 170 – 190  fëmijësh, duke filluar nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …