Komuna e Rahovecit mbështet festivalin “Anadrinia Jehon 2016” me 4 mijë euro

Në mbledhjen e fundit të  Kuvendit Komunal të Rahovecit, është aprovuar propozim vendimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi, për mbështetjen financiare të festivalit të folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të. Me aprovimin e propozim vendimit, Komuna e Rahovecit, festivalin e folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, do të përkrahë me 4 000 euro.

Mbështetja financiare e festivalit folklorik “Anadrinia Jehon 2016” , ka ardhur, pasi që ky festival ka  marr karakter tradicional dhe është dëshmuar si festival i vlerave të mirëfillta të kulturës tonë kombëtare , ku në këtë festival marrin pjesë shumë shoqëri kulturore artistike nga të gjitha trevat Shqiptare.

Festivali ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit do të organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi dhe do të filloj nga data 11 deri në 13 maj  2016,  në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …