Vendimi
i Gjykatës Themelore të Prishtinës për mbajtjen në paraburgim të deputetës së
AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka eskaluar sërish situatën. Protestuesit,
kryesisht aktivistë të partive opozitare, janë përplasur me policinë në
momentin e kumtimit të vendimit nga Gjykata. Protestuesit kanë goditur me gurë
në drejtim të Policisë, përderisa kjo e fundit është detyruar të përdorë gaz
lotsjellës me qëllim të shprëndarjes së turmës. Perimetri i përleshjeve ka
vazhduar përgjatë sheshit kryesor të Prishtinës, për t’u zhvendosur në rrugën ‘Agim
Ramadani’ si dhe pranë Bibliotekës Kombëtare. Protestuesit e dhunshëm nuk kanë
kursyer nga vandalizmi as veturat zyrtare pranë Galerisë së Arteve, të cilave u
kanë vënë flakën. Me këtë rast, zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
