KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka nxjerrë në pah diferenca të thella krahasuar me numërimin fillestar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.  Sipas të dhënave deri tani, kur janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime të parashikuara për rinumërim, diferenca kumulative ka arritur në rreth 15 mijë vota. Prej tyre, rreth 9 mijë vota janë hequr, ndërsa mbi 3 mijë janë shtuar për kandidatë të partive të ndryshme politike.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se dallimet më të mëdha janë evidentuar te Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Sipas tij, lista e PDK-së ka pësuar ndryshim prej rreth 7,719 votash, e ndjekur nga LVV me rreth 2,947 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 1,676 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 639 vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur rinumërimin e votave për kandidatë për deputet në të gjitha komunat e Kosovës. Në 10 komuna është vendosur rinumërim i plotë, ndërsa në 28 komuna të tjera rinumërimi do të përfshijë 10 për qind të vendvotimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Përmbyllet me sukses vizita zyrtare e KOMFSK-së në Gardën Kombëtare të Ajovës

Ka përfunduar me sukses vizita zyrtare e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), …