EULEX ka njoftuar se është duke i mbikëqyrur situatën e sigurisë në mbarë Kosovën

Misioni EULEX-si ka njoftuar se gjatë ditës së sotme të zgjedhjeve parlamentare, është duke i mbikëqyrur situatën e sigurisë në mbarë Kosovën. Shefi i këtij misioni, Giovanni Pietro Barbano ka shkruar se ky monitorim bëhet për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë. “Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për Situatë dhe Koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë”, ka shkruar në platformën “X”, shefi i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …