EULEX-i

EULEX-i do të qëndrojë në Kosovë edhe pas 14 qershorit

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, nuk e ka ndërmend të largohet nga Kosova. Ky mision, mbi të cilin kanë rënë dyshime për korrupsion e skandale nga më të rëndat, do të vazhdojë të qëndrojë edhe pas 14 qershorit, datë kur ishte paraparë t’i përfundonte mandati. Burime jo-zyrtare tërheqin vërejtjen se ky mision në vend të përmbylljes do të përgjysmojë stafin, duke e arsyetuar praninë e tij në Kosovë në emër të mbikëqyrjes, mentorimit dhe këshillimit të institucioneve vendore. Thuhet se gjatë javës në Kosovë ka qëndruar udhëheqësi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane, i cili ka zhvilluar takime me kryetarin, Hashim Thaçi si dhe kryeministrin, Isa Mustafa, takime këto që janë mbajtur larg syrit të medieve.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …