Eurodeputeti David Mcallisteri: Serbia t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë, përndryshe nuk mund të anëtarësohet në BE

Eurodeputeti David Mcallisteri: Serbia t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë, përndryshe nuk mund të anëtarësohet në BE

Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE). “Serbia, duhet t’i pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën”. Kështu i ka deklaruar politikani gjerman nga radhët e CDU-së, eurodeputeti David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian. Ai ka deklaruar se një detyrë tjetër tejet e rëndësishme për Serbinë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën. “Deri sa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët” ka deklaruar McAllisteri. Ndërsa, gazeta “Suedwesstpresse”, në një artikull kushtuar Ballkanit thekson situatën e tensionuar në rajon, e cila siç konstaton gazeta, do të eskalonte qysh moti në konflikte të armatosura, po të mos ishte NATO dhe prania e BE-së në Ballkan. Për sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën, gazeta në fjalë shkruan se “do të ishte një veprim shumë konstruktiv sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes shtet i pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …