Euronews i kushton vëmendje paaftësisë së partive politike për ta krijuar koalicionin qeveritar

Gjendja e krijuar në vend nga moskrijimi i Qeverisë ndonëse kanë kaluar tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare po pasqyrohet edhe në mediet e rëndësishme ndërkombëtare. Rrjeti televiziz i lajmeve “Euronews” njofton se Kosova gjendet në bllokadë politike. Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm. Deputetët e rinj u ulën për herë të parë në Kuvend që nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo nuk e zgjodhi problemin. Kjo për shkak se partitë fituese ende nuk janë marrë vesh rreth kandidatit të ardhshëm për president të Kosovës. Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm, njofton në mes tjerash Euronews.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …