Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën për dënimin e dhunës ndaj myslimanëve në Birmani

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën me anë të së cilës dënohen shkeljet e të drejtave të njeriut kundër myslimanëve të komunitetit Rohingya dhe pakicave të tjera në Birmani. Kjo rezolutë u miratua me përkrahjen e 134 shteteve, nëntë ishin kundër dhe 28 abstenuan. Me anë të kësaj rezolute  i bëhet thirrje qeverisë së Birmanisë që të marrë masa urgjente për ta luftuar urrejtjen kundër pakicave në rajonet Rakhine, kachin dhe Shan. Kriza e komunitetit Rohingya shpërtheu në vitin 2017, kur ushtria e Birmanisë e nisi aksionin e spastrimit në rajonin Rakhine si kundërpërgjigje ndaj sulmit të një grupi të armatosur. Ky veprim shkaktoi shpërngulje masive të pjesëtarëve të komunitetit Rohingya drejt Bangladeshit. Ushtria u akuzua për dhunime e vrasje masive si dhe djegie të mijëra shtëpive.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …