FAC: Kina po e rritë praninë ekonomike në Ballkan dhe përmes kësaj rajoni po bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini

Kina është duke rritur praninë e saj ekonomike në Ballkan dhe përmes kësaj rajoni po bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini. Ky është alarmi i lëshuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemaine Ceitung”, që analizon ndikimin kinez në rajonin tonë. “Problemi me shtetet e Ballkanit nuk është se janë të vogla, por se janë të dobëta ekonomikisht. Rëndësia e pakët politike dhe ekonomike si dhe pozicioni i tyre midis Rusisë, Turqisë dhe Europës së pasur Veri-perëndimore e bën rajonin të prekshëm ndaj përpjekjeve për manipulim. Shumë është shkruar tashmë për manovrat e Rusisë për të trazuar gjendjen aty dhe për influencën e Turqisë në Ballkan”, thuhet në analizë. Por, pa zhurmë dhe jo fshehurazi përfshirja e një tjetër vendi është anashkaluar në Europën Jug-lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …