Fadil Izahir Çaka (23.11.1961 - 9.4.1999)

Fadil Izahir Çaka (23.11.1961 – 9.4.1999)

Fadil Çaka ka lindur më 23.11.1961, në fshatin Bob të Kaçanikut. Mësimet e fillores i kreu në vendlindje në shkollën “Emin Duraku”. Pas përfundimit të shkollës fillore, kryen gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak në Armatën Jugosllave vazhdon studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Me fillimin e luftës së armatosur nga UÇK-së në Drenicë në pranverë të vitit 1998, dëshmori Fadil Çaka bëri përpjekje që të inkuadrohet në luftën e armatosur e cila pritej të zgjerohej në tërë Kosovën.

Në atë kohë Kosovës i nevojiteshin bijtë e pushkës. Njëri ndër ta ishte edhe Fadil Çaka, i cili iu bashkua radhëve të UÇK-së më 20 qershor të vitit 1998.

Detyrë primare e tij fillimisht ishte furnizimi me armë, sepse djalëria sypatrembur e Kosovës mezi priste të kishte në duar të saj armët për t’iu përgjigjur zërit të atdheut. Me qëllim të furnizimit me armë, Fadili përshkon çdo pëllëmbë të bjeshkëve të Sharrit, për ç’arsye edhe merr pseudonimin “Sharri”. Bashkëluftarët e ngushtë të Fadilit ishin: Muhamet Zeneli, llir Zharku, Nehat Çaka, Rrustem Dema, Nexhat Zeneli, Shaban Çaka, etj.

Fadil Çaka ishte angazhuar në shërbim të UÇK-së me tërë familjen. Edhe shtëpinë e tij e kishte bërë çerdhe të UÇK-së. Aty u mbajtën takime të shpeshta të delegacioneve në nivel të Brigadës 162 “Agim Bajrami” si dhe në nivel të Zonës së Nerodimes.

Duke parë angazhimin e Fadilit në udhëheqjen e ekipit të furnizimit, ai ngarkohet nga Komanda e brigadës me detyrën e përgjegjësit për informim në qytetin e Kaçanikut. Në anën tjetër të magjistralës, prej Lepencit në drejtim të Bobit, Fadili kishte caktuar vëzhguesit për vëzhgimin e forcave të armikut. Shtabi i Brigadës 162 “Agim Bajrami, Fadilit ia beson edhe detyrën e komandantit të një sektori të policisë ushtarake të saj. Ai mori pjesë në betejën e 28 shkurtit të vitit 1999, në Gajre dhe në atë të datës 8.3.1999 në lvajë, më 24.3.1999 në lvajë dhe në Kotlinë dhe i betejës së zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në Rakoc të Kaçanikut.

Në betejën e 9 prillit 1999 në Rakoc, nga Lagje e Re e Kaçanikut e deri në Runjevë e Krivanjevë ishin të pozicionuara njesitet e Batalionit të Dytë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Mëngjesi i 9 prillit e kishte vërshuar Rakocin me mjegulla të zeza, mjegulla të cilat nuk sjellin shi, por të cilat lëshojnë tym të zi, tym baroti dhe granatime të pandërprera. Në këtë ofanzivë armiku kishte sjellë forca shtesë nga rajoni i Ferizajt, Hanit të Elezit, Vitisë, Gjilanit. Sulmi ishte përqendruar kundër popullatës civile, fëmijëve, grave dhe pleqve. Në mbrojtje të popullatës forcat e UÇK-së qëndruan heroikisht. Fadili me njësitin e vet, si dhe njësitet e Batalionit të Dytë luftuar ballë për ballë me armikun. Në këtë luftë heroike bie dëshmori Fadil Çaka me bashkëluftëtarët Nehat Çaka, Muhamet Zeneli, Faruk Dogani, llir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka dhe Emsale Frangaj. Po në këtë ditë në këtë luftë heroike nga njësitet e Batalionit të Dytë bien edhe dëshmorët: Mukadeze Lika – Muhaxheri, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Adem Rakoci, Kjani Bela, Nethi Fera, Shefket Fera, Nevzat Qallaku, Kadri Trena, dhe Abdurrahim Shehu. Ndërsa plagoset polici ushtarak Rrustem Dema i cili ishte krah i fortë i Fadil Çakës. Nga popullata civile vriten: Xhemajl Brodi, lzjadin
Frangu, Nebi Topojani, Xheli Rexha, Hamide Rexha, Nerzike Dogani, Mine Gashi, Tefik Nallbani, Menduh Nallbani, Maksut Nallbani, Nebi Livoreka, Osman Livoreka, Hamide Shehu, Gili Raka, Ekrem Raka, Haxhi Livoreka, Bajrush Axhami, Jonuz Bajra dhe Murat Raka e po ashtu edhe prindërit e Fadilit dhe Nehatit Izahir Çaka dhe lrfete Çaka.

Flaka më e fortë e zjarrit ishte të Shkarpa e Dytë, ku ushtonte mali Kaçanik e Qafë drenushë nga krismat e forta të armëve vrasëtare të armikut. Në krahun e djathtë të Fadilit bie dëshmor edhe vëllai i tij bashkëluftëtar, Nehat Çaka.

Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami: duke vlersuar lartë kontributin, guximin dhe heroizmin e vëllezërve Fadil dhe Nehat Çaka, më 10. 5.1999 në takimin e Komandës së Brigadës emëron Njësinë Speciale të Brigadës 162 me emrin “Vëllezërit Çaka”. Fadil Çaka në vendet perëndimore kishte edhe vëllezërit Shabanin, Tahirin dhe Bashkimin, të cilët ishin në perëndim, si dhe motrat Xhevrijen dhe Sebahaten.

Trupi i dëshmorit Fadil Çaka është gjetur në varrezën masive në Kazanik.

Pas përfundimit të luftës nën mbiqurje të vëzhguesve ndërkombëtarë Këshilli organizativ i caktuar nga Komanda e Brigadës bën zhvarrosjen dhe rivarrimin e Fadilit dhe të bashkëluftëtarëve të tijë në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik. Në nderim të jetës dhe veprës së tij dhe bashkëluftëtarëve është ngritur pllaka përkujtimore në vendin e rënies, në Rakoc të Kaçanikut. Dëshmori Fadil Çaka pas vete la bashkëshorten Xhejlanen, djemtë Arbenin, Albanin dhe Admirin, si dhe bijat: Arbnoren e Arbenitën. Ka lënë edhe vëllezrit: Tahirin, Shabanin e Bashkimin si dhe motrat Xhevrijen e Sebahaten.

Familja Çaka ka marrë mirënjohje për bijtë dëshmorë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe nga organizatata e luftës së UÇK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …