Fadil Shyti: Kuzhinierët imperialistë, Shqipërisë dhe Kosovës po i ofrojnë helme

Specialitete, helmuese filluan t´i përgatisin zotërinjtë imperialistë, gjatë luftës në Rambulliet dhe në Paris (1999); duke vazhduar me të tilla edhe pas mbarimit të luftës,-me ato 8 Standardet, para statusit, -kinse republikë!!!, të cilat e rrënuan si mos më keq ekonominë e Kosovës, me të ashtuquajturën “privatizimi i ekonomisë” nga ndërmarrjet shtetërore,-me një makutëri të paparë prej babëzive, u mbyllën shumë fabrika, kombinate, uzina e të tjera burime të pasurive të Kosovës,-apo u shitën, pa vlerën e tyre që e kishin,-krejt lirë, “për një copë bukë”, ato i blenë apo i morën me njëmijë e një fije mashtrimesh pashallarët e brendshëm e të jashtëm në pushtet apo në lidhje farefisnore apo pushtetore me ata, pushtetarët fituan shumë nga pasuritë e Kosovës; por, armata e madhe qindra mijëshe,-klasa punëtore e cila aty në ato fuqi kolosale si “Trepça”, në Mitrovicë,  ashtu po provojnë ta degdisin).., “Amortizerët” në Prishtinë, “Fabrika e Gypave”, në Ferizaj”, “Ferronikelin” në Drenas  e të tjera.., që e mbanin gjallë popullin, aty ku kishte derdhë djersën dhe gjakun; humbi shumë,-e humbi fuqinë e saj si klasë e shoqërisë së një shteti të pavarur, e humbi IDENTITETIN e sovranitetit të saj, të cilin madje edhe në vitet e robërisë e mbante me krenari rolin e përkrahjes në zhvillimet historike të Kosovë, e humbi bukën, e humbi pasurinë pensionale dhe krenarinë e saj, duke u kthyer mjerueshëm në lypsare e këtyre matrapazëve, e mashtruar apo nënshtruar, u detyrua për i votuar sunduesit e saj, grabitësit e saj, edhe pa dëshirën e saj, -por mbi të gjitha…,-çka është më e keqja -kjo klasë e fuqishme dikur , u dobësua , u detyrua të emigroi jashtë vendit, si në kohërat e errëta të Serbisë.


 


-Pastaj, populli i Kosovës i dëmtuar rëndë, me tehun e topitur të rezistencës së domosdoshme (disi i lodhur) mos vallë nuk po e kuptonte apo s´ dinte çfarë po e priste me bisedimet në Vjenë; apo më saktë si faktorë të  dobët, klasa politike e kishte bërë qëllimisht të tillë, prandaj -punëtorët s´ i pyeti askush?!!!


 


-Bisedimet me armiqtë e egër me ndërmjetësimin e miqve të tyre serbo-ruso-europianë, i kundërshtoi fort VV, me në krye Albin Kurtin; mirëpo si një organizatë e re, e  cila po merrte përditë fuqinë e një partie të vërtetë opozitare; atë, gjithashtu nuk e përfillën partitë në pushtet si PDK-ja, LDK-ja dhe satelitët e tyre; ato pranuan të vazhdojnë bisedimet pa kushte edhe e Bruksel me Serbinë armike, pastaj, në Kuvendin e Kosovës pa pikë turpi e pranuan heqjen e Flamurit Kuqezi nga institucionet e kësaj republike “sovrane”; me Paketën famëkeqe të Ahti Sarit e cila sipas nenit 3 e ndalon bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet tjetër, pra aludon në Ribashkimin tonë kombëtar, me Shqipërinë,  erdhi pastaj si “dhuratë” e bisedimeve, fusnota famëkeqe, ku në Konferencat ndërkombëtare Kosova-nuk figuron si Republikë, edhe sot pas 15 vitesh, Kosova nuk e ka ushtrinë e saj, asaj i premtojnë se do ta ketë një ushtri të ardhshme prej 3. 500 ushtarë “supermenët” me pushkë e alltia, -kësaj ushtrie të ardhshme???!!! -nuk i lejohen topa as raketa, aeroplanë luftarak e të tjera armë të rënda -të cilat ushtritë e shteteve fqinje i kanë si ushtritë tjera kudo nëpër botë, madje kësaj ushtri e”të fuqishme” i sugjerohet e paralajmërohet se, do t´i ndalohej me dalë në pjesën veriore të Kosovës;pa lejen e  NATO-s, andej ku është “pjesa më e nxehtë”, më e pasigurt për qytetarët e saj, e cila përditë sulmohet nga bandat kriminale serbe -tashmë të veshura edhe me pushtet paralel në Kosovë, nën emblemat kriminale të regjimit të Serbisë okupatore.


Po, a ka dikund në ndonjë shtet sovran të botës, që ushtrisë së tij i ndalohet të del në ndonjë pjesë të atdheut që e mbron?!!! “Specialitet”, i radhës apo jo?!!!


 


-Euro-amerikanët po tregohen shumë dorëlirë dhe të pacipë, njëkohësisht kur po sjellin në tryezën e kohës-prapakthime të tilla historike, vetëm për Kosovën dhe shtetin amë të saj, Shqipërinë!


 


-Euro-amerikanët, na e servirën “me vullnetin tonë” edhe vetëdënimin, pra dënimin e ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së me Gjykatën Speciale e të tjera gjellëza do të vinë… -si kjo gjella e helmuar kundër RIBASHKIMIT TONË ME NËNËN SHQIPËRI…;-kjo u tha qartë pa dorashka -kur Kryeministri, Edi Rama e shtroi hapur para botës “demokratike” këtë kërkesë madhore gjithë kombëtare, ” Specialitete” të tilla, gjellëra me erëza pise tradhtie, nuk servirën askund tjetër në republikat ish-jugosllave, ndonëse edhe atje pati luftëra të përgjakshme gjenocidale -si ajo në Bosnjë që zgjatën katër vite; askush nuk u kujtua që për për miken e tyre Serbinë fashiste -të bëjë specialitete të tilla, përkundrazi, e shpërblyen…!


 


-Si duket, imperialistët e vjetër e të rinj, Shqipërinë -Kosovë, “e kishin dhe e kanë për zemra, e kishin dhe e kanë edhe sot e sot,-gocë “hasrete”; – pra gocë dëshiri…!!!


Deri kur?!!!


18 Prill. 2015

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …