Fadil Shyti: SI E NJOHA SHKRIMTARIN ATDHETAR, SYLEJMAN KRASNIQI

(Nga kujtimet e mia: evokime me rastin e 85 vjetorit të lindjes të shkrimtarit).
Kanë kaluar ca më shumë se 43 vite nga takimi me shkrimtarin tonë të madh, mirëpo, edhe sot e sot, ndihem shumë i privilegjuar sepse, në rininë time, kur isha student, në tetorin e vitit 1979, me një grup shokësh dhe shoqesh ishim në vizitë vëllazërore, në RPSSH.
Në Tiranë kemi qëndruar gjashtë ditë, nga ato 15 ditë, sa ishim në dritëliri që, për ne ikën shpejt, sikur të ishin 15 min…
Gjatë ditëve që ishim në Tiranë, të takoheshin dhe të çmalleshin me ne, erdhën disa atdhetarë si, Avni Mulaj dhe ca të tjerë që tani ndiej keqardhje që, emrat e tyre s’po më kujtohen dot.
Ata burra atdhetarë ishin nga Kosova, të cilët, që prej viteve 50-ta e ca më vonë, nga dhuna e terrori serbomadh i regjimeve titiste, ishin strehuar në shtetin amë.
Në mesin e tyre, bashkë me një nipin tim (djalin e hallës së babait), i cili quhej Ibrahim Ferizi, (tani i ndjerë), atëbotë, punonte profesor i lëndës histori
-gjeografi, në gjimnazin “Hydajet Lezha”, në qytetin verior të Lezhës Heroike.
-Meqë, ishin shokë besnikë dhe miq prej viteve 50-ta, e kishin kaluar kufirin shqiptaro
-shqiptar bashkë, ishin të pandarë me nipin, kur ay i kishte treguar për ne studentët nga Kosova, që jemi në hotel “Tirana”, shkrimtari ynë i dashur, Syla bashkë me të, erdhi të takohej dhe të çmallej me ne.
Erdhi pranë nesh, njeriu i sakrificave përballë regjimeve të krajlëve Tito-Ranko-
viqit.
Erdhi, Ay i cili veç shumë romaneve të tjera të famshme si, “Besëlidhja Shqiptare”, “Mic Sokoli”, “Oso Kuka”, “Pushka top Bajram Currri”,
“Prisja e komitëve”,
-i kushtohej heroinës, Shote Galica, “Në shpellën e banditëve”, i kushtohej ndjekjes së bandave kriminale, diversantëve jugosllavë dhe bashkëpunë-
torëve të tyre, spiunëve shqipfolës.
Syla, fuqishëm e kishte fituar dashurinë e një armate prej divizionesh, të lexuesve në çdo cep të Shqipërisë dhe përtej kufijve të saj edhe në mërgatë.
-Kishte shkëlqyer si diellor, nga majat e maleve të Bujanit historik, me romanin “Mic Sokoli”.
-Ay, e kishte fituar çmimin e parë në nivel të RPSSH.
Shkrova, kishte shkëlqyer si diellor mendjendritur, nga malet e Bujanit të heroit, Mic Sokoli, sepse,-siç e pohoi ay, gjatë një bisede, për punën e madhe në roman tha:
“Për tre muaj kam qëndruar atje në malësitë tona, në vendin e ngjarjeve, më duhej të pasqyroja me besnikëri jetë- përshkrimin jetësor të heroit kryesor në roman,
Mic Sokolit, Kreshnik i rritur në Bujan”.
Në njërën nga ato takime, Baca Sylë, më nderoi (por, jo vetëm mua), grupit tonë studentor, kur na e dhuroi romanin, “Mic Sokoli”.
Meqë, paraprakisht i pata folur ca me ndruajtjen e një fillestari të “provave” të para në letërsi se, herë-herë po merrem me shkrime, kryesisht, me poezi dhe nuk i botoja për arsye sepse, ato poezi ishin të serta për armiqtë dhe tradhtarët e vendit. Ay, kënaqej kur i këndoja ca vargje që më kujtoheshin, nga ato fillimet e poezive, që vlonin plot revoltë ndaj regjimit titist dhe plot  atdhedashuri.
-Prandaj, kur më dhuroi veprën nga më të artistiken në letërsinë shqiptare të fundviteve 70-ta, në autografinë e tij, bashkë me nënshkrimin e tij burrëror, që shquhej në veçanti dhe për bukurshkrim, më shkroi:
“Të shkruash për veten, është detyrë, të shkruash për gjakun e të parëve, është detyrë e shenjtë”.
Lavdi kolosit, shkrimtarit epokal të Letërsisë Shqiptare, Sylejman Krasniqit!

8 dhjetor, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …