Familja 5 anëtarëshe e Mehmet Jasharit nga Skenderaj bëhet me shtëpi të re falë ndihmës së Organizatës “Ndihmo edhe Ti” dhe Komunës së Skenderajt. Kësaj familje i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re nga përfaqësuesit e “Ndihmo edhe Ti” dhe të Komunës së Skenderajt. Më rastin e dorëzimit të shtëpisë së re për familjen Jashari, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt Enver Gashi, në emër të Komunës së Skenderajt e ka falënderuar organizatën “Ndihmo edhe Ti” për ndihmën e dhënë në strehim për familjen nevojtare të Mehmet Jasharit. Për shkak të pamundësisë ekonomike kjo familje deri më tani ka jetuar në hapësirë të ngushtë dhe të papërshtatshme për banim.