Familja Manxholli nga Mikushnica bëhet me shtëpi të re

Familja 4 anëtarëshe e Bahtije Manxhollit nga Mikushnica e Skenderajt është bërë me shtëpi të re falë ndihmës se bashkatdhetarëve dhe donatorëve të tjerë vendorë.

Me rastin e dorëzimit të shtëpisë së familjes Manxholli, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Enver Gashi, në emër të komunës së Skenderajt i ka falënderuar të gjithë donatorët për ndihmën që i kanë dhënë kësaj familjeje në sigurimin e kulmit mbi kokë. Ai e ka falënderuar për aktivitetin e palodhshëm edhe Deputeten e kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Koordinatorin e Qendrës Rinore Publike në Skenderaj Arben Veliun.

Shtëpia e familjes Manxholli është ndërtuar me ndihmën e bashkatdhetarëve Afrim Rama e Haxhi Rreci dhe donatorët vendorë PTK dhe z. Haki Sejdiu nga Skenderaj.

Familja e Bahtije Manxhollit gjer tani ka jetuar në kushte të vështira për jetë për shkak të pafuqisë ekonomike si pasojë e mungesës së njërit prind të fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …