Ismail Kurteshi

Ismajl Kurteshi: Zgjidhja e vetme për tejkalimin e gjendjes aktuale në vend është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

Deputeti i Vetëvendosjes,  Ismajl Kurteshi, ka thënë se zgjidhja e vetme për tejkalimin e gjendjes aktuale në vend është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka vlerësuar se nuk ka kuptim që edhe më tutje të vazhdohet me një qeveri dhe Kuvend të tillë pasi këto institucione nuk janë të zonjat t’i zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohet shteti. Në një intervistë për “Epoka e re”, Kurteshi e ka akuzuar qeverinë Mustafa për izolimin e Kosovës. Sipas tij, problemi i demarkacionit do të zgjidhej shumë shpejt po të ketë vullnet kjo qeveri e pavullnetshme. Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, deputeti Kurteshi u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që sa më shpejt t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë, në të kundërtën ai thotë se gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …