leoni

Fatlum Vishi prezanton suksesin e radhës

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti sërish Fatlum Vishin, kësaj here me një sukses të ri. Ai mori vendin e dytë në Kampionatin e Kosovës dhe mbarëkombëtar në kategorinë – disiplina e forcës. Kryetari Ilazi e përgëzoi atë për suksesin e arritur, ndërsa shtoi se të rinjtë e Kaçanikut, janë krenaria e vendit tonë, të cilët vazhdimisht po tregojnë rezultate të mëdha nëpër fusha të ndryshme si sportive ashtu edhe kulturore e shkencore. Nga ana tjetër Edhe Fatlum Vishi e falënderoi Kryetarin Ilazi për mikpritjen dhe për kohën e ndarë për ta pritur në zyrën e tij. Javë më parë Fatlum Vishi ishte fitues i kupës së Kosovës në bodybuilding.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …