Nga e Hëna në ndërtesën e Komunës së Junikut do të jetë e hapur ekspozita në lidhje me vlerësimin preliminare të tokës

Me datë 24 Maj 2017 u be hapja e ekspozitës ne lidhje me vlerësimin preliminar te tokës ne komunën e Junikut, hapjen e ekspozitës e beri Menaxherja e Tatimit ne pronë Syzana Krasniqi, ndërsa të pranishëm ne hapje te ekspozitës ishin përfaqësues nga Ministria e Financave –Departamenti i tatimit në Pronë Agron Qerkini, eksperti i projektit i cili financohet nga Qeveria Suedeze, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa Kosovare Gacaferi, zyrtar komunal dhe qytetar te Komunës së Junikut. Prezantimin e këtij projekti të rëndësishëm për vendin-komunën e Junikut e bëri Agron Çerkini menaxher i këtij projekti si dhe vlerësuesi-eksperti i këtij projekti. Pas prezantimit të këtij projekti nga zyrtarët përkatës, nga të pranishmit e këtij takimi janë parashtruar një serë pyetjesh lidhur më ketë temë si behet vlerësimi i tokës, pse behet vlerësimi i sajë klasifikimi i parcelave etj. Kjo ekspozitë nga e hëna do të jet e hapur në Zyre të Tatimit në Pronë ku mund të shihni mënyrën e vlerësimit të tokës suaj, vlerën që ka, kategorizimin e parcelës, si dhe shumë informata të tjera të ngjashme. Prandaj, ju ftojmë që të bëni pyetje, jepni komente dhe vërejtje, ashtu që me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të ndikoni në ndryshimin eventual të këtij vlerësimi.

Për çdo sqarim shtesë, të pranishëm gjatë tërë muajit do të jenë zyrtarët e Drejtorisë së Financave-Zyrtarët e Tatimit ne Pronë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …