Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Ka ardhur koha e iniciativës parlamentare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se që ka ardhur koha për të nisur iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Përfundimisht ka ardhur koha që të nisim iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie, sepse ne të gjithë tashmë jemi duke e parë që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj. Si pasoje e kësaj qeverisjeje  vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike. Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Prandaj i takon opozitës që të nis iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë t’i hapim rrugë zgjedhjeve, ka shkruar Limaj.

E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputet të cilët i ka, qe disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e poashtu kemi edhe shumë nga deputet të këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës. Mungesa permanente e ministrave të kësaj qeverie në seancat e parlamentit e ka ndihmuar dhe e ka thelluar jo funksionalitetin e këtij parlamenti. E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, e në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Unë në emër të NISMA-së thërrasë të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrim këtë iniciativë dhe me këtë t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …