Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj: Këtë javë pimë kafe me Kurtin, jemi të hapur për zgjidhje

Në mes të ngërçit institucional, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është i gatshëm të ulet në tryezë me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar rrugët e mundshme të daljes nga kriza. “Besoj gjatë javës pimë kafe me Kurtin. Kur ta caktojmë. Duhet me bisedu për me dalë prej kësaj situate. Gjëja më e zakonshme është bërë e jashtëzakonshme,” tha Limaj para gazetarëve. Ai theksoi se partia që ai përfaqëson mbetet e hapur për bashkëpunim dhe përpjekje që synojnë zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. “Do të bisedoj me kryeministrin për të parë mundësitë – çka varet nga ne dhe si mund të tejkalohet kjo krizë. E rëndësishme është të bëjmë më të mirën për vendin. Jemi të hapur për bashkëpunim,” shtoi ai. Deklarata e Limajt vjen në një kohë kur dështimi për konstituimin e Kuvendit është përsëritur për herën e 47-të, duke rritur presionin publik e ndërkombëtar për gjetjen e një kompromisi mes partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …