Fatmir Limaj: Projekti i Nismës për mbrojtjen e vlerave kombëtare po merr mbështetje tejet të madhe

Fatmir Limaj: Projekti i Nismës për mbrojtjen e vlerave kombëtare po merr mbështetje tejet të madhe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, me ish-bashkëluftëtarë të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetës të Nismës, mbrëmë ka mbajtur takime në Korishë të Prizrenit. Limaj ka thënë se projekti i Nismës Socialdemokrate për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare është duke marrë mbështetje tejet të madhe në Prizren dhe anekënd vendit. “Bashkëluftëtarëve, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të rinjve tanë në Korishë të Prizrenit dhe gjithë vendin, u jam tejet mirënjohës e falënderues për angazhimin e madh që kanë bërë për Nismën ndër vite dhe për gatishmërinë e tanishme për tu rreshtuar në rrugën e duhur krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …