Nisma për Kosovën, tani e tutje quhet Nisma Social-Demokrate (NSD)

Fatmir Limaj thotë se Nismës po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha kulturore

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, tha sot në Ferizaj se Nismës po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha kulturore, historike dhe intelektuale të vendit tonë. “Sot kam kënaqësinë personale, që njeriu i kulturës, i artit dhe muzikës, Veli Sahiti, nga sot po i bashkohet subjektit tonë politik, NISMA për Kosovën” Limaj gjate konferencës tha se z. Sahiti do ta ketë mbështetjen time të plotë në rrugëtim e përbashkët me Nismën për Kosovën. Veli Sahiti u ndje i  lumtur që nga sot është  pjesë e Nismës. Në këtë konferencë foli edhe koordinatori i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, ku tha se ekipit së Nismës në Ferizaj, po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha po thuajse në çdo fushë jetësore, njofton Nisma për Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …