Fatmir Sheholli: Kam shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në periudhën e pasluftës

Fatmir Sheholli: Kam shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në periudhën e pasluftës

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në periudhën e pasluftës në Kosovë, derisa paralufte “kam punuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës”. Sheholli, në një rrëfim personal rreth aktiviteteve të tij në shërbimet informative, ka deklaruar se se edhe gjatë kohës kur punonte në Sigurimin Shtetëror serb ka shërbyer si spiun i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Rrëfimi i Shehollit erdhi si kundërpërgjigje ndaj shtetit serb, i cili, sipas tij, ia ka ndaluar hyrjen në Serbi. Po kjo është diktatura më e keqe  në botë. Kam shkuar deri në kufi dhe e kam parë aty që më kanë bllokuar hyrjen, por jam kthyer kur e kam marrë vesh dhe s’kanë mund të më arrestojnë. Sipas Shehollit, shteti serb po përpiqet ta arrestojë atë lidhur me deklarimet e tij se ka punuar për LDK-në në periudhën e paraluftës, kur shqiptarët ishin dëbuar nga të gjitha institucionet shtetërore. Fatmir Sheholli ka mohuar se babanë e tij ia ka vrarë UÇK-ja sikur pretendohet nga individë e grupe të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …