Fatmir Xhemajl Sahiti (15. 1. 1969 - 30. 5. 1998)

Fatmir Xhemajl Sahiti (15.1.1969 – 30.5.1998)

Në çdo luftë e në çdo kryengritje Drenica është ngritur e para dhe e para e ka kthyer pushkën armikut. Drenica i ka lindur dhe rritur bijtë e bijat më të mirë për atdhe, pandaj më të drejtë sot Drenicën e quajmë djepi i trimave liridashës të shqiptarisë. Edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Drenica i ka prirë valles së lirisë më kushtrimin e lisit gjashtënjak të Likoshanit e më luftën heroike të komandantit Adem Jashari në Prekaz e gjithë Drenica u ngritë në këmbë për të marr hak mbi vetull armikut shekullor që e filloj keq luftën duke vrarë fëmijë pleq gra të pafajshëm. Të shumta ishin zemrat djaloshare që sa më armë e sa pa armë e sa të tjerë u kthyen edhe nga përendemi më të vetmin qëllim që të luftonin për lirinë e atdheut e po të jetë nevoja edhe të vdesin për këtë ideal. Po më një qëllim sublim për lirinë e Kosovës ishte edhe dëshmori i kombit Fatmir Xhemajl Sahiti u lind më 15 janar të vitit 1969 në fshatarin Kopiliq i Ultë, në një familje të ndershme dhe atdhedashëse. Prindërit Xhemajl e Sylhane Sahiti lindën e rritën nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza: Fatmirin Fatonin, Jetonin, Albanin, Bastrin, Xhemilen, Lumnijen, Veziren dhe Ajmanen. Dëshmori Fatmir Sahiti shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje përkatësisht në shkollën “Liria” në Turiqevc ku tregoi sukses të shkëlqyeshëm ndërsa të mesmen e regjistron në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta” në Skenderaj. Fatmiri detyrohet që ta ndërpret shkollën e mesme për shkak të përndjekjeve, malltertimeve e keq shtrejtimeve që policia serbe u a bënte të rinjve e te rejave shqiptar jo vetëm të Drenicës por të gjithë Kosovës. Fatmiri jo më dëshirën e tij e ndërpreu shkollën por ai thjesht nuk donte që të binte në dorë të armikut shekullor.

Megjithatë Fatmiri nuk e ndaloi për asnjë moment aktivitetin e tij atdhetar dhe u përfshiu në të gjitha protestat e marshimet e organizuara kundër aparatit shtetëror të Serbisë i cili donte t’i shtypte shqiptarët. Më pas gjatë viteve 90-ta kur u dëbuan nga vendet e punës shqiptaret masovikisht dhe kur Serbisë i pengonte çdo gjë shqiptare ajo i përndjekte, e i malltertonte dhe i burgoste shqiptaret. Një fat të tillë e pari edhe Fatmir Sahiti i cili u arrestua në Runik ku u rrah dhe u tortura nga policia serbe në pretekst të kërkimit të armëve dhe informacioneve të ndryshme. Pas rreth një jave qëndrimi në burgun e stacionit policor në Runik ai lirohet dhe vendos që të emigroj në Gjermani, ku zënë punë dhe fillon t’i ndihmoj familjes së tij. Por Fatmiri e kishte një ëndërr dhe e kishte një shpresë. Ai ëndërronte që të jetë ushtar i Kosovës dhe ishte shumë optimist së një ditë Kosova do të lirohej. Kështu që më paraqitjen publike të UÇK-së në fshatin Llaushë bëri që Fatmir Sahiti menjëherë pa e diskutuar më askënd të vendos dhe kthehet në Kosovë në fillim të vitit 1998. Fatmiri po atë ditë të dimrit që kthehet nga Gjermania inkuadrohet në radhët e trimave çlirimtar dhe kryesisht ka vepruar në fshatin e tij Kopiliq i Ultë në kuadër të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”. Gjatë kohë pranverës së vitit 1998 Fatmiri nuk u ndal për asnjë moment ai donte që të ishte në çdo istikam, donte që të shërbente çdo natë roje fshatit, ai u tregua si luftëtar trim i denjë për gatë gjithë kohës sa ishte më uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatmir Sahiti e kishte kuptuar së pa derdh gjak liria nuk vjen prandaj kishte vendosur që të hynte në luftë pa e pasur frikë fare vdekjen, madje ai e donte vdekjen ashtu siç ajo e gjeti atë më pushkë në dorë. Ai donte që të vdiste duke luftuar për lirinë e kësaj toke. Fatmiri ka marrë pjesë në disa beteja në fund dimrin e vitit 1998 dhe fillim pranverën e këtij viti ku UÇK-ja bëri rezistencë heroike në çdo përballje më forcat ushtarake e policore serbe përkundër faktit që çlirimtaret ishin duke i konsoliduar radhët më luftëtar të rinj të cilët çdo ditë armatoseshin e bëheshin pjesë e UÇK-së.

Më datën 30 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur “Reka” bie heroikisht në altarin e lirisë luftëtari i orëve të para të Ushtimë Çlirimtare të Kosovës Fatmirr Sahiti. Më rënien e Fatmirit Kopiliqi i Ultë e familja Sahiti e humbën një djalë fisnik e që ishte sy shqiponje, ndërsa brigada 113 “Mujë Krasniqi” e humbi një luftëtar të madh që për as një moment nuk u a pati frikën hordhive serbe. Fatmiri vdiq duke e realizuar ëndrrën e tij duke qenë ushtar i Kosovës, ndërsa shpresa e tij për një Kosovë të lirë në të cilën do të flitej e do të këndohej ku do këngë shqipe u realizua pothuaj së një vit pas rinisë së tij kur pas qëndresës heroike dhe rënies së shumë shokëve të idealit të Fatmirit anë e kënd Kosovës u shkëputën përgjithmonë prangat e robërisë. Dëshmori Fatmir Sahiti ka qenë shtatë hedhur dhe i shëndosh, ka qenë i urtë dhe besnik dhe shumë i shquar për atdhedashuri. Në vendin e rënies heroike familja i ka ngritur lapidar po ashtu ai është pjesë e lapidarit të përbashkët të shtatë dëshmorëve të fshatit Kopiliq i Ultë. Pas luftës nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Shoqata e familjeve të dëshmoreve të UÇK-së familjes Sahiti i ka dhenë mirënjohje si shenjë respekti të veprës së dëshmorit Fatmir Sahiti. Pas luftës në fshatin Kopiliq i ultë një rrugë është emërtuar më emrin e këtij dëshmori.(L.D)

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Ferat Kuçi (20.4.1971 - 11.3.1999)

Bahri Ferat Kuçi (05.04.1971 – 11.3.1999)

Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës …