Avni Klinaku

Avni Klinaku: Lufta për pushtet nuk duhet t’i marros njerëzit deri në atë nivel sa të dalin kundër interesave të kombit

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i ka reaguar ministrit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, i cili në Euronews tha se Kurti duhet të mendojë për drejtimin e Kosovës, e jo për bashkim kombëtar. Në një shkrim në rrjetin social, Klinaku ka thënë se deklarata e Majkos është luftë për pushtet. “Fitorja e thellë e Albin Kurtit siç duket e paska dridhë edhe Tiranën! Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe reagimi histerik i Pandeli Majkos kundër bashkimit kombëtar”, thuhet në postimin e tij. “Lufta për pushtet nuk duhet t’i marros njerëzit deri në atë shkallë sa të dalin kundër interesave të kombit të vet”, ka shkruar tutje ai. Ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutimet për bashkim kombëtar, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. Ai e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar si diçka e shekullit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …