Faton Klinaku

Faton Klinaku: Pa luftën e UÇK-së dhe pa vendosmërinë e Hashim Thaçit, Kosova nuk do të ishte e lirë, as shtet i pavarur

Përfaqësuesi  i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku,  ka reaguar kundër Enver Petrovcit, i cili ka thënë se njerëzit e luftës i njohim falë luftës, sepse në të kundërtën do të ishin vetëm mësues e bodiguardë. Ai  ka shkruar  se pa luftën e UÇK-së dhe pa vendosshmërinë e Hashim Thaçit, Kosova nuk do të ishte as e lirë e as shtet i pavarur. Po të mos bëhej lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, dhe po t’mos ishte vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, vendi ynë nuk do të ishte Republikë, madje as Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës. E, njerëzit si Enver Petrovci nuk do të mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që të përfitonin me rolet e ‘Gllumacit’ në një treg më të madh të quajtur,  Jugosllavi. Politikanët dhe diplomatët e huaj e kanë quajtur diplomat njeriun e proceseve të arritura deri më tani në Kosovë. E ata që na qenkan gjoja të shkolluar, le ta bëjnë dallimin në mes të politikanit dhe diplomatit”, ka shkruar Klinaku, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …