leoni

Përkujtohet dëshmori kombit Nijazi Azemi – Komandant Mjekra

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – Komandant Mjekra, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike etj, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit.

Përndryshe në kuadër të manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut” që personifikon veprën e këtij dëshmori që nga 24 marsi janë mbajtur aktivitete të ndryshme. Ndërkaq sot pritet të mbahet ora e madhe letrare dhe dita finale e festivalit të këngës dhe valles shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …