leoni

Fatos Klosi: Zgjedhjet që u mbajtën pak ditë më parë treguan se ka rënë fuqia e Sali Berishës dhe se populli nuk i beson më

Ish drejtori  i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi, në një intervistë për ABC News tha sot se zgjedhjet që u mbajtën pak ditë më parë treguan se ka rënë fuqia e Sali Berishës dhe se populli nuk i beson më. Duke u ndalur tek shpallja non grata, Klosi tha se SHBA e dënoi Berishën ndërsa tani duhet të ‘flasë’ drejtësia shqiptare. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit. Humbi Berisha. Populli nuk i beson më. Është akoma i fuqishëm në PD sepse ka akoma militantë. Por nuk mjaftojnë këto vota për të qenë i rëndësishëm. Ajo pjesë e elektoratit që quhet gri që nuk janë militantë as të njërës dhe as tjetrës janë larguar nga Berisha. Kjo deklaratë e CIA-s do të bëjë punën e vet. Ai i ka hapur luftë Amerikës. Ka bërë disa deklarata të paarsyeshme për të shpëtuar figurën e tij. Amerikanët nuk do të rrinë në heshtje. Amerikanët e kanë dënuar. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Kanë një përgjegjësi. Nëse SHBA, një aleat kaq i rëndësishëm bën një deklaratë kaq të rëndësishme është detyrë e qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për të dhënë një opinion të vetin”, tha Fatos Klosi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …