leoni

Ish kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, thotë se fajtor për degradimin e Partisë Demokratike është Sali Berisha

Ish-kryetari i Shqipërisë,  Bamir Topi, thotë se fajtor për degradimin e Partisë Demokratike  është Sali Berisha. Unë e di që opozita ka rënë në kondicionet e një sëmundje kronike, unë them duhet të dalë. Duhet goditja me forcë e figurës së Sali Berishës. Me këtë ton dhe siguri i takon të flasë atij. S’po e dëmtojmë fizikisht, por në planin politik, Berisha nuk i la pjesë vetes të konservohej.  Ai sot është figura me e diskretituar e politikës. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje. Sot unë e shikoj Sali Berishën si të keqen më të madhe të opozitës shqiptare. A ikën apo nuk ikën, është çështje e tij. Sot nëse ka një strumbullar të mungesës së shpresës se çfarë do ndodhë me të ardhmen e të djathtës shqiptare, ai është Sali Berisha. Problemi është që e gjithë tendenca e zhvillimeve politike që rrotullohet rreth atij individi është situatë e pashpresë për lëvizjen që ai përfaqëson. Disa njerëz atje e shohin veten  në opozitë për t’u kthyer në pushtet. Maksimumi që ata pretendojnë duke qenë afër Berishës është të shkojnë në parlament të marrin rrogë. Një grup tjetër është një grup teknokratësh që shkojnë në studio televizive, marrin statusin e ekspertit të një partie të djathtë. Dhe pjesa më e madhe, është ajo e militantëve idealistë”, tha mes tjerash Bamir Topi.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Projekt-statuti i Asociacionit është një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me  çështjen e dialogut me Serbinë dhe …