leoni

Raportohet se më shumë se 30 milionë njerëz janë infektuar me virusin korona në nivel global që nga fillimi i pandemisë

Fauci: Situata në shëndetësi mund të përkeqësohet në janar në SHBA

Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci ka tërhequr vërejtjen se gjendja në shëndetësi mund të përkeqësohet në janar në SHBA. Ai theksoi se ky përkeqësim i situatës është si pasoj e udhëtimeve të sezonit të festave dhe grumbullimeve të zhvilluara gjatë asaj periudhe. “Shpresoj që kur Presidenti i zgjedhur, Joe Biden të jetë në detyrë, Shtetet e Bashkuara do të jetë në gjendje t’i japë publikut amerikan “1 milion vaksina në ditë, siç ka thënë presidenti i zgjedhur”, ka theksuar eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste me COVID-19 se kudo tjetër në botë, 21.5 milionë nga më shumë se 88 milionë infeksione gjithsej, afërsisht një e katërta e rasteve në botë. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë pasur më shumë vdekje nga COVID-19 se çdo vend tjetër – më shumë se 365 mij[ e208 nga afër 2 milionë vdekje të shkaktuara nga COVID-19 në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …