“Vatra“

Federata PanShqiptare “Vatra” në Amerikë: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” të 29 prillit 2023

1.

“Kuvendi i Madh i Ulqinit”, Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me tematikë: “Për Zhvillimet dhe Integrimet PanShqiptare e NdërKufitare”, u mbajt në qytetin e Ulqinit, me 29 prill 2023, me 300 të Ftuar Nderi nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku dhe nga Ballkani, Europa, Amerika, Australia, Azia.

Nderonin me praninë e tyre ministra, deputetë, ambasadorë, akademikë, biznesmenë, drejtues të shoqërisë civile, gazetarë, etj dhe përshendeten Kuvendin personalitete të larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Australia, Amerika, etj., u mbajtën disa kumtesa tematike, pati pesë këngë nga këngëtarë të njohur, valltarë me xhubleta të Malësisë së Madhe dhe valltarë me valle të Tropojës, etj., u ndanë çmime të ndryshe, u shtrua një drekë për të pranishmit. u hap dhe një fotoekspozitë me 22 stenda nga “Gazeta e Alpeve”.

Federata PanShqiptare “Vatra”, dy nga emblemat kryesore të saj: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko R. Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” të 29 prillit 2023, çka kjo iu ba e ditur edhe Kuvendit duke iu shprehur te dy këtyre personaliteteve shqiptaro-amerikane mirënjohjen e të gjithë të pranishmëve për kontributin e tyre. 

2.

  1. EMRI BERISHA nga Rajoni i Pejës, me banim në Nju Jork të Amerikës, krye studimet në kolegj, universitete e ato pasuniversitare për menaxhim biznesi; President i Kompanisë  “Berisha Brothers Management, inc” (themeluar më1995) si dhe Drejtor ekzekutiv i Kompanisë Amerikane “Future Fuels Europe LLC”;  autor i librit “Lidershipi” dhe i dhjetra shkrimeve në mediat në dy anët e Atlantikut, kumtues në forume të ndryshme kombëtare, rajonale e ndërkombëtare; ishte përfaqësues politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim  Rugova në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe pranë Zyrës së Senatorit Amerikan Bob Doll (“Ambasador Nderi” i Kosovës në SHBA).

Dr. Emri Berisha është Kryetar në mandat të dytë i Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, i Cili e ka përshendet më 23 Tetor 2021 edhe ”Takimin e Shkodres”, të organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodres.

Dr. Elmi Berisha është Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA.

Dr. Elmi Berisha është vlerësuar e nderuar me titullin “Doctor Honoris Kausa” në Universitetin “Luarasi” në Tiranë (6 tetor 2020) dhe është pedagog i jashtëm i këtij universiteti të mirënjohur edhe në botën akademike ndërkombëtar, si dhe është nderuar me Medaljen “Mirënjohja e Përvjetorit të Artë” nga Kolegji Universitar “Qiriazi” në Tiranë, etj. 

3.

  1. PASHKO RR. CAMAJ është nga Tuzi (Malësi), i fisit Hoti, i derës së njohur të Rrok Pjetër Zeku i Camajve, prej kohësh me banim e veprimtarim në Amerikë; ka studiuar për shkenca mjekësore në Srednja Medicinska Skola në Podgoricë (MZ), në  BS Environmental Health Sciences te York College / CUNY (SHBA), për Master of Sciences te CUNY Hunter College (SHBA) dhe për doktoraturë në Columbia University Mailman School of Public Health (SHBA).

Dr. Pashko Rr. Camaj është Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik dhe Drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë për Transportin Publik në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Shef i Kabinetit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qënë dhe në detyrën e Nënkryetarit të “Vatrës” dhe në funksione, angazhime e misione kombëtare të “Vatres” ndërvite, duke dhënë një kontribut të çmuar.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Profesor i angazhuar në Universitetin Ëilliam Paterson të Nju Xhersit  dhe në CUNY Lehman College në SHBA, ka mbajtur kumtime e ligjerata në disa universitete në Shqipëri e Kosovë dhe në forume të ndryshme shkencore, ka botuar me dhjetra artikuj të ndryshëm për shëndetin publik, duke dhënë ndihmë të çmuar në SHBA e në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi etj. veçanërisht në kohën e Pandemisë Kovidiane.

Dr. Pashko Rr. Camaj është dekoruar me Titullin e Lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta (Amerikë, 2022).

4.

Bordi Botues Ndërkombëtar i “Gazeta e Alpeve”, Redaksia e Rrjeti i Kordinatorëve të saj iu bëjnë ftesë publike, të Ftuar Nderi për të dy personalitetet e Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, dr. Elmi Berisha dhe dr. Pashko Rr. Camaj, për të nderuar me praninë e tyre në “Takimi i Tretë i Tiranës” (Takimi i Madh i Tiranës) me 12 dhjetor 2023 në Tirana International Hotel & Conference Center në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të hapet edhe Ekspozita Kombëtare “Kuvendime Shqiptare” (me 101 stenda forex, 100cm x 70cm) për Kuvendet e Takimet tona në Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Pejë, Shkodër, Plavë-Guci, Gjakovë, Vermosh-Kelmend të Malësisë së Madhe, të cilët do të jenë edhe pjesë e kësaj Ekspozite Kombëtare në Tiranë. (G.A.)

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …