leoni

Vlora Çitaku

Çitaku: Konjufca tha atë që për më shumë se një dekadë eksponentë të VV-së kanë hedhur baltë e vrer ndaj nesh

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca ka thënë atë që për më shumë se një dekadë eksponentë të VV-së kanë hedhur baltë e vrer ndaj nesh. Ajo është cituar të ketë nënvizuar më tutje se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pranoi për herë të parë në mënyrë më të hapur deri sot se kanë pranuar obligimin e themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe në bazë të Marrëvshjes së Brukselit 2013, dhe atë e quajti “deal të mirë” brenda planit franko-gjerman. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar më tutje se ajo nuk e merr për të vërtetë atë që ka thënë kryekuvendari Konjufca se Qeveria Kurti nuk ngarkohet asgjë përtej Asociacionit të 2013-ës. Ajo ka shtuar më tutje se në Marrëveshjen Bazike, përveç nenit 10 që përmban Asociacionin, është edhe Neni 7 ku “sigurohet një nivel adekuat i vetëqeverisjes për komunitetin serb të Kosovës”, nen ky, për të cilin ajo ka theksuar se përbën autonomi politike. “Është më shumë se Asociacioni (i 2013)”, ka nënvizuar, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …