Frederica Mogherini: Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut

Federica Mogherini: Patëm një takim shumë të mirë midis Beogradit dhe Prishtinës, por shumë të vështirë

Shefja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se rrethi i fundit i bisedimeve mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, ka qenë “i vështirë, por inkurajues”. Kemi pasur një takim shumë të mirë midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u zhvillua në mënyrë inkurajuese, shumë të vështirë, por inkurajuese”, u tha Mogerini gazetarëve teksa hynte në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Ajo tha se “Ballkanit Perëndimor i duhet tani që Bashkimi Evropian të jetë i qëndrueshëm dhe të përmbushë atë që ka premtuar”. Mogerini tha se në Ballkanin Perëndimor është bërë “përparim i dukshëm” dhe vuri theksin mbi marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …