Karin Kneissl: Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur detyrat për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Karin Kneissl: Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur detyrat për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl ka deklaruar sot se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur detyrat e tyre lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, raporton Agjencia Maqedonase e Informacionit. “Pata një takim mëngjesi me ministrin e jashtëm shqiptar. Unë nuk mund të flas për 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, por çelja e negociatave nuk është një dhuratë për këto dy vende, është çështje logjike. Ne i dhamë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që është emri i ri i vendit, detyra që ato duhet t’i përmbushnin. Në rastin e Maqedonisë së Veriut ne i thamë se duhej zgjidhur çështja e emrit. E njëjta gjë me Shqipërinë në rastin e reformës në drejtësi. Besimi ynë është më i madh se kurrë për këto vende. Komisioni Europian dhe Federica Mogherini kanë mbështetjen e Austrisë në këtë drejtim”, tha ajo, përcjell Atsh. Në 1 Korrik Austria do të marrë Presidencën 6 mujore të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …