Universiteti i Prishtinës e ka mbajtur sot një punëtori për planin strategjik, të arriturat dhe sfidat

Universiteti i Prishtinës e ka mbajtur sot një punëtori për planin strategjik, të arriturat dhe sfidat

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar një punëtori dyditore me qëllim të vlerësimit të progresit të zbatimin të Planit Strategjik 2017 – 2019, ku morën pjesë menaxhmenti qendror dhe dekanët e njësive akademike. Kjo punëtori u fokusua në progresin dhe sfidat drejt implementimit të këtij plani deri në gjysmën e kohëzgjatjes së tij që nga aprovimi i këtij dokumenti, si dhe në sfidat që e presin UP-në në gjysmën e dytë të zbatimit të PSUP-së. Gjatë punëtorisë në fjalë u paraqiten nismat e shumta në drejtim të ngritjes së cilësisë, ngritjes së mbështetjes në fushën e kërkimit dhe hulumtimit, lidhjen e programeve me tregun e punës, e të tjera nisma. Po ashtu, u vu në pah fakti që UP-ja tashmë ka krijuar standarde dhe rregullore, duke themeluar kështu bazën për ngritjen tutje të këtij institucioni amë të arsimit të lartë në vend. Gjithashtu, gjatë kësaj punëtorie u paraqitën sfida të shumta, e sidomos ato që lidhen me decentralizimin e njësive akademike, digjitalizimin e sistemeve financiare dhe prokurimin, avancimin e sistemeve të raportimit online dhe në kohë të mbajtjes së ligjëratave dhe pjesëmarrjes së studentëve, lansimin e E-Bibliotekës në mënyrë që të ju ofrohet studentëve qasje më e lehtë në zhvillimet e fundit. Ndërkaq, sfida kryesore ishte të punohet më tepër në gjetjen e modalitetit të qëndrueshmërisë financiare të Universitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …