Ferat Shala

Ferat Shala: Minatorët e “Trepçës” po përballen me vështirësi të shumta

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka tërhequr vërejtjen se minatorët e “Trepçës” po përballen me vështirësi të shumta. Ai ka shtuar më tutje se gjendja në këtë ndërmarrje është e rënduar edhe në aspektin juridik edhe në aspektin ekonomik. “Kuptimi juridik, sepse atje nuk ka lëvizje më juridike sa i përket çështjes së përmirësimit të aspektit juridik të ndërmarrjes, dhe nuk është lëvizur më asgjë nga aspekti shtetëror që të nxirren aktet normative nga Ligji i Trepçës, si dhe hapa të tjerë si udhëzime administrative që e rregullojnë dhe e përmirësojnë mënyrën e punës dhe funksionimit të Trepçës. Aspekti tjetër është që në Trepçë nuk ka investime kapitale, nuk ka praktikisht asnjë investim kapital në përmirësimin e teknologjisë eksploatuese. E ku nuk ka teknologji adekuate, të re, do të thotë nuk ka as prodhim, dhe të dhënat tregojnë që prodhimi ka rënë si asnjëherë tjetër, në minimum” ka tërhequr vërejtjen, deputeti, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Çdo votë duhet të numërohet me kujdes dhe të respektohet vullneti i qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve, duke …