Ferat Shala shprehet i gatshëm që të marrë përsiper sektorin minerar të Kosovës i cili po përballet me shumë sfida

Ferat Shala shprehet i gatshëm që të marrë përsiper sektorin minerar të Kosovës i cili po përballet me shumë sfida

Kur Ferat Shala u emërua menaxher në ndërmarrjen “Trepça” kjo organizatë po përballej me shumë probleme dhe sfida. Po operonte me humbje ekonomike, kishte shumë borgje të pashlyera, punëtorët nuk kishin motiv, kishte statut të paqartë juridik dhe nuk kishte ide konkrete për riorganizimin dhe strukturimin e saj. Brenda katër vitesh sa Ferat Shala e udhëhoqi ndërmarrjen “Trepça” u arritën rezultate konkrete dhe u tejkaluan shumë probleme. U punësuan 250 punëtorë të ri. U rritën pagat e punëtorëve dhe u përmirësuan kushtet e punës. U vunë bazat e riorganizimit dhe strukturimit. Trepça po operonte me afarizëm pozitiv. Trepçës po i kthehej lavdia e dikurshme. Edhe tani, Ferat Shala shprehet i gatshëm që të marrë barrën e sektorit minerar të Kosovës. “Sektorin minerar e presin shumë sfida. Jam i gatshëm që të marrë përgjegësi për sektorin minerar në Kosovë”, thotë Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …