Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me drejtorin e organizatës “Qatar Charity” – zyra në Prishtinë, z. Ahmad Al Ashal dhe dhjetëra punonjës shëndetësor përuruan të martën objektin e ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare nr.2 në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj. Sipas postimit në facebook, të kryetarit Aliu, ky objekt shëndetësor është ndër më modernit në Rajon, i pajisur me të gjitha aparaturat më të avancuara shëndetësore për kujdesin primar shëndetësor me dhoma pune për stafin e trajtimin e pacientëve me standardet më të larta, qendër kjo shëndetësore e gatshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për mijëra ferizajas, financim ky nga organizata “Qatar Charity” në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt.
Kryetari Aliu i ka përgëzuar mantelbardhët dhe të gjithë ferizajasit, përderisa ka falënderuar Organizatën “Qatar Charity”.