Ferizaj pjesë e projektit Bridge 2, i cili ofron mundësi për nxënësit e rajonit të Ferizajt

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Shabani, pritën sot në takim  Valza Kika Salihu- Kordinatore e trajnimeve dhe menaxhere e projektit Bridge në AUK, Fjolla Hajrizaj – Asistente e Bridge 2 si dhe Granit Sadikun nga organizata Rin’on, partner i projektit Bridge 2, për të diskutuar rreth këtij projekti që ka për qëllim mbështetjen e 200 të rinjve në rajonet e Gjakovës, Ferizajt, Prishtinës dhe Gjilanit, përmes ofrimit të dhjetë moduleve interaktive të hartuara për të nxitur komunikimin dhe bashkëpunimin ndër etnik mes të rinjve kosovar për një periudhë dy vjeçare. Qëllimi i Bridge 2 është përdorimi dhe promovimi i gjuhës angleze si gjuhë e përbashkët për të stimuluar bashkëpunimin ndëretnik në fushat sociale, akademike dhe profesionale mes të rinjve të Kosovës – duke fuqizuar kështu kohezionin socio-kulturor, tolerancën, bashkëpunimin akademik dhe integrimin e të rinjve. Projekti Bridge 2 mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Të drejtën për të marrë pjesë në këtë projekt kanë të gjithë nxënësit e moshës 14-18 vjeç nga rajonet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …