Ferizaj shënon ditën e Tokës

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në ditën botërore të Tokës, ka marrë pjesë në një aktivitet i cili ishte organizuar për të mbjellë disa drunj dekorativ në shiritin e rrugës “Brahim Ademi” në Ferizaj. Me këtë rast kryetari Aliu ka thënë se, Mbrojtja dhe kujdesi për ambientin tonë është detyrë dhe obligim për secilin nga ne, dhe atë ç’do ditë jo vetëm në një ditë të shënuar si kjo.  Një shirit i ri i gjelbër po krijohet në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, për ta kthyer hyrjen e qytetit në panoramë të gjelbër për këdo që frekuenton atë pjesë, tha kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …