Fermerët kanë kërkuar nga kryeministri Kurti që të përmirësohen format e subvencionimeve për agro-bizneset

Kryeministri, Albin Kurti ka vizituar fabrikën AgroKosova Holding ku është njoftuar me problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen fermerët në përgjithësi dhe kultivuesit e rrushit në veçanti. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti  “Jam i inkurajuar me punën dhe shërbimin që ofroni,  i pamë rreth 105 hektarë vreshta dhe e përcollëm me vëmendje procesin e prodhimit të verës dhe gjithandej pamë njerëz shumë punëtor, edhe te vjelja e rrushit, në një kohë kur po e festojmë vjeljen e rrushit do të duhej të bëhet edhe kulturë përmes konsumit. Rritja e përkrahjes është e rëndësishme për ta rritur interesimin që sa më shumë njerëz të merren me kultivimin e rrushit. Qeveria e Kosovës do t’i shtojë format e mbështetjes për këtë kulturë dhe do të ndihmojnë më shumë se përpara”, ka deklaruar mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …