leoni

Fermerët vitias përfitojnë mekanizëm bujqësorë nga komuna

Komuna e Vitisë, po vazhdon të përkrah fermerët vitias me mekanizma bujqësorë. Me këtë rast u bë dorëzimi i 30 frezave për fermerët përfitues nga kjo komunë. Në pranim dorëzimin e tyre i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira. Kryetari Haliti pos që i ka uruar fermerët përfitues ka thënë se qeverisja lokale e Vitisë mbetet e përkushtuar të përkrahin fermerët vitias të sektorëve të ndryshëm për të zhvilluar kulturat e tyre bujqësore. “Do të vazhdojmë të lehtësojmë punën e fermerëve edhe me mekanizmat bujqësorë. Vitia ka një traditë të mirë të kultivimit të kulturave bujqësore. Vitia po ashtu ka kushte të mira për zhvillimin e gjithë sektorëve dhe nënsektorëve të Bujqësisë. Po bëjmë përpjekje që çdo vit të përkrahim deri 500 fermerë me mekanizma bujqësore e pajisje tjera të nevojshme”, u shpreh Haliti. Ndërkaq Naim Pira, drejtor i Bujqësisë në Viti, ka theksuar se blerja e këtyre mekanizmave është bërë me buxhetin komunal të Vitisë, por së fermerët përfitues kanë participuar me 20% të vlerës. Ai tha se vlera e përgjithshme e furnizimit me këto freza që janë të madhësisë 1.8 m dhe të dedikuar për përdorim me traktor, është mbi 26 mijë euro. Ai tha se pritet së shpejti të bëhet edhe shpërndarja e mekanizmave të tjerë duke shtuar se komuna e Vitisë dhe drejtoria e tij, do të vazhdojnë të përkrahin fermerët vitias.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …