Brickos

Fermerët vitias përfitojnë mekanizëm bujqësorë për mbjelljen e misrit

Komuna e Vitisë ka vazhduar të i përkrah bujqit e saj. Me këtë rast të shtunën është bërë pranim dorëzimi i 20 mekanizmave për mbjelljen e misrit. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmave bujqësore, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka bërë me dije se  komuna e Vitisë po vazhdon të i përkrah fermerët vitias me qëllimin më të mirë që të ju lehtësohet puna dhe që të krijojnë të hyra për vetën dhe familjet e tyre. Ai shtoj se komuna të cilën ai udhëheqë e çmon lartë punën fisnike të fermerëve duke i ndihmuar ata me furnizimin e mekanizmave të ndryshme bujqësorë, fidanëve apo edhe trajnimeve. Kryetari Haliti shtoj se ata do të vazhdojnë të i përkrahin fermerët në zhvillimin e sektorëve të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari dhe të tjerë. Ndërkaq disa nga fermerët falënderuan komunën e Vitisë dhe kryetarin Haliti për mbështetjen duke e quajtur këtë donacion të komunës si shumë të rëndësishëm për ta, pasi sidomos kultivimi i misrit është një ndër kulturat bujqësore që mbillen më së shumti në Kosovë. Përndryshe fermerët përfitues kanë bashkëfinancuar 20% të vlerës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …