FESTË OLIMPIADA “ANADRINI 2021”

Në kuadër të 20-vjetorit të Festivalit Folklorik ”Anadrinia Jehon”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me përkrahjen e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, si dhe në bashkëpunim me OJQ “Jehona e Anadrinit”, ka organizuar aktivitetin ”Kthim në traditë”, me lojëra tradicionale në fshatin Dejnë. Lojërat dhe argëtimet popullore, kanë qenë një element shumë i rëndësishëm tek gjeneratat e vjetra të cilat kohën e lirë e kanë shfrytëzuar për t’u argëtuar, por edhe për ta mbajtur të bashkuar shoqërinë dhe familjen. Lojërat tradicionale “Kthimi në traditë” mblodhi nxënës shkollash të komunës së Rahovecit, të cilët luajtën dhe u argëtuan me lojërat popullore të zonës së Anadrinisë. Sot, edhe pse teknologjia e ka bërë të vetën duke ndikuar kështu tek të gjitha moshat, përmes këtij organizimi kemi treguar tek të rinjtë kënaqësinë e argëtimit pa teknologjinë. Kjo ngjarje u organizua në kuadër të festivalit tradicional “Anadrinia jehon”, që këtë vit është shtyrë për shkak të masave kundër pandemisë COVID – 19, ndërsa vetë festivali pritet të organizohet në një rrethanë më të favorshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …