Latifi: Heronjtë nuk vdesin kurrë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, në 22 vjetorin e rënies kanë përkujtuar me përkushtim bashkëluftëtarët trima:

Komandant Mensur Zyberajn-“500”-shi, luftëtarët e paepur, dëshmorët: Habib Gashin nga Nagaci, Ismail Gashin nga Krusha e Madhe, Bedri Berishën nga Volljaka e Klinës, Nazmi Hasanin, Kurtish Hasanin nga Randobrava e Prizrenit, Agron Bytyçin nga Prizreni, Alajdin Elshanin, Xhevat Elshanin dhe Selim Berishën nga Brestoci dhe Manush Berishën nga Krusha e Vogël.

Kryetari Latifi në këtë përkujtim ka thënë se: Ofensiva e madhe serbe dhe rezistenca deri në flijim, në datat 26, 27, 28 maj 1999, ishin alarmi që po paralajmëronte se Kosovës po i vinte liria e saj. Çlirimtarët janë heronjtë tanë të cilët padyshim në këtë varg datash të rëndësishme, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, janë nderi i kombit. Përkulemi sot e përmot me nderim të thellë duke ia kujtuar vetes tonë dhe brezave që vijnë, se heronjtë që bënë sakrificën sublime, janë në altarin e lirisë, e ata nuk vdesin kurrë, por jetojnë në kujtesën dhe zemrat e kombit tonë liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …