Festivali Folklorik Gjithëkombtar "RAPSODIA SHQIPTARE" 2019, mbahet me datat 28, 29 dhe 30 dhjetor 2019

Festivali Folklorik Gjithëkombtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, mbahet me 28, 29 dhe 30 dhjetor 2019

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari bënë të ditur se Festivalit Folklorik Gjithëkombtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, do të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 dhjetor 2019. Ai ishte shtyrë për shkak të termetit në Shqiperi për t’u solidarizuar me familjet dhe viktimat.

“Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, në mbledhjën e mbajtur më 04.12.2019, ka vendosur që edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “RAPSODIA SHQIPTARE” të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor 2019.

Siç e dini Festivali mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit:
Ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443.
Dita e pavarësisë së Shqiperisë 28.11.1912
Ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955.
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997.

Festivali tradicionalisht është mbajtur me datat 26, 27 dhe 28 Nëntor, mirëpo për shkak të termetit në Shqiperi për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga kjo tragjedi, në respekt të viktimave ishte shtyer për ndonjë datë tjetër. Bordi i festivalit i falënderon të gjithë rapsodët, grupet pjesëmarrëse për mirëkuptimin e treguar dhe i ftojmë të gjithë për pjesmarrje në këtë edicion”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …