Festivali “Kosovarja Këndon” shënoi 50 vjetorin e themelimit

Mbrëmë, nën tingujt e muzikës së mirëfilltë popullore shqiptare, zërave të bukur të vashave e grave nga anembanë vendi, Festivali “Kosovarja Këndon” në Ferizaj, shënoi 50 vjetorin e themelimit, për të mbetur për kaq vite, unike në llojin e vet e skenë që për gjysmë shekulli nxori talente e artiste që i bëjnë nderë skenës kombëtare të muzikës. I pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili tha se u jemi mirënjohës e falënderues, brezave që me punë e angazhim të palodhshëm, sollën Festivalin në ditëlindjen e 50-të. Vlerësim e falënderim përveç personaliteteve të shumta që ndër vite kontribuan, edhe për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, nga ku buroi e u bashkërritën. Urime 50 vjet – Festivali “Kosovarja Këndon”! Urime fitueseve e përgëzime të gjithë konkurrueseve në këtë edicion, tha kryetari Aliu.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz që luajnë instrumente muzikore

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …