“Termokos” njofton se nga sot e ndërpret furnizimin me ngrohje

Fetahu: Konsumatorët i kanë borgj “Termokosit” 16 milion euro

Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos” Arsim Fetahu ka deklaruar se përkundër vështirësive që ka shkaktuar pandemia, ngrohtorja “Termokos” ka vazhduar të furnizoj konsumatorët pa ndërpre me ngrohje. Përkundër kësaj, janë të shumtë qytetarët që i kanë borgj kësaj kompanie. Gjatë intervistës për “Ekonomnia Online” ai ka theksuar se vlera që konsumatorët i kanë “Termokosit” është 16 milion euro. Duke folur për planet e kësaj kompanie për të ardhmen, kryeshefi i saj, Arsim Fetahu ka thënë se janë realizuar me sukses projekte në vlerë prej 8.5 milionë euro. Projektet për ngrohje do të vazhdojnë edhe në vitin 2021, duke siguruar fondin prej 140 deri 280 megavat. Në dy vitet e ardhshme pritet të bëhen investime mbi 10 milionë euro në aspektin e rehabilitimit dhe zgjerim të rrjetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …