Fetnete Ramosaj

Fetnete Ramosaj: Oda Ekonomike e Kosovës, është e Kosovës, apo filialë e Serbisë?

E ashtuquajtura Odë Ekonomike e Kosovës, e drejtuar nga Safet Gërxhaliu më shumë po ngjet të jetë filialë e Serbisë, sesa Odë Ekonomike e Kosovës. Është skandaloz veprimi i saj i këtyre ditëve, kur në Prishtinë organizoi Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2018 duke ua mohuar pjesëmarrjen ndërmarrjeve të tjera të rajonit e më gjërë dhe duke ua siguruar vetëm dominimin e kompanive të Serbisë, për t’ua ruajtur dhe mundësuar monopolin në tregun e Kosovës. Në këtë panair i solli mbi 70 kompani serbe. Ndërkaq, kompanitë tjera nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi etj., i ka shmangur që të mos jenë pjesëmarrëse, edhe duke mos i njoftuar e ftuar fare për aktivitetin. Të gjitha këto vende i kemi partnerë dhe brendet e tyre janë të garantuara, gjë që nuk vlen për Serbinë fqinje, e cila pos që kreu gjenocid të pashembullt gjatë luftës në Kosovë, asnjëherë nuk është distancuar nga e kaluara, por po e vazhdon veprimtarinë kriminale kundër Kosovës, në të gjitha format e mundshme.

Tashmë ka kohë që është e vërtetuar nga institute të njohura ndërkombëtare se të paktën që nga viti 2003, në fabrikat ushqimore në Serbi ekzistojnë linja të veçanta të prodhimit, që nuk përdoren në Serbi apo diku tjetër, por i dedikohen Kosovës, prandaj jemi në gjendje kolapsi sa i përket shëndetit të popullsisë.

Nuk është hera e parë që i pari i kësaj ode, Safet Gërxhaliu, e keqpërdorë institucionin e Odës Ekonomike të Kosovës. Kështu ka vepruar edhe një vit më parë, ku me shumë zell ka shkuar në zyrën e Aleksandër Vuciqit që të sigurojë pjesëmarrjen e kompanive serbe, gjë që nuk e ka bërë në asnjë rast tjetër me shtetet e tjera,  madje duke mos ua bërë as nga një ftesë apo njoftim formal.

Gërxhaliu dhe të tjerët, të vënë në krye të kësaj ode, e kanë tepruar me gjithçka duke punuar kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të tij,  prandaj duhet të japin llogari sa më parë. Është tepruar me veprimet kundër shtetit, në emër të institucioneve të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Kjo teori e vjetër, që po serviret sot, se Kosova është komb tjetër, është absolutisht tradhtare

Është e vërtetë që ju dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm indinjoheni dhe e hidhni …