Fidair Berisha

Fidair Berisha: “Inteligjenca Artificiale dhe terrorizmi: Sfidȅ e re e sigurisë”

Gjatë dekadës së fundit, inteligjenca artificiale (AI) ka përjetuar një zhvillim shumë të shpejtë, duke ndryshuar dukshëm mënyrën se si jetojmë dhe veprojmë çdo ditë. Roli i (AI) në jetën e njeriut po rritet vazhdimisht dhe, si rezultat, po krijon sfida të reja për sistemet e sigurisë. Kjo ndodh sepse teknologjitë e reja, me kalimin e kohës, po bëhen pjesë e pandashme e jetës moderne.

Sot, inteligjenca artificiale është e pranishme pothuajse në çdo fushë dhe zhvillimi i saj duket se nuk ka kufij të qartë,rrjedhimisht në këtë kontekst, shtetet po përpiqen gjithnjë e më shumë të parashikojnë dhe parandalojnë krimet, veçanërisht terrorizmin. Përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë drejtim po ndihmon në kalimin nga një qasje reaguese ,ku veprohet pasi ndodh ngjarja, në një qasje parandaluese, ku synohet parandalimi i rrezikut që në fillim. Megjithatë, bota vazhdon të përballet me sfida serioze të sigurisë, dhe ndër më të rëndësishmet mbeten ekstremizmi dhe terrorizmi. Terrorizmi sot nuk është më i njëjtë si më parë. Ai po evoluon dhe, në shumë raste, po mbështetet edhe nga teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale.

Kjo e bën atë një kërcënim edhe më kompleks për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.Ndryshe nga sa është menduar dikur, terroristët nuk janë kundër teknologjisë. Përkundrazi, ata kanë treguar se dinë ta përdorin atë në mënyrë shumë efikase. Që në fillimet e internetit, ata e kanë shfrytëzuar për propagandë dhe rekrutim. Sot, me zhvillimin e AI-së, këto mundësi janë zgjeruar edhe më shumë. Për këtë arsye, parashikimi i sulmeve terroriste mbetet i vështirë, pasi terrorizmi përshtatet vazhdimisht me rrethanat e reja.Në ditët e sotme, vihet re qartë se organizatat terroriste po përshtaten me botën digjitale, e cila po ua mundëson atyre të analizojnë sasi të mëdha të dhënash në kohë shumë të shkurtër, gjë që mund të ndihmojë në planifikimin e aktiviteteve të tyre.

Një tjetër shqetësim serioz është keqpërdorimi i teknologjisë për të sulmuar infrastrukturën kritike të shteteve. Nuk është e vështirë të imagjinohen pasojat nëse sisteme si trafiku ajror, energjia apo furnizimi me ujë do të bëheshin objekt i sulmeve të mbështetura nga inteligjenca artificiale.Keto shqetesime edhe  për Kosovën, duhet te jene çështje relevante,sepse duke pasur parasysh të kaluarën dhe zhvillimet aktuale, nuk mund të përjashtohet rreziku që organizatat terroriste të shfrytëzojnë teknologjitë e reja për qëllime të dëmshme.

Prandaj, institucionet e sigurisë duhet të jenë të përgatitura dhe të vëmendshme ndaj këtyre zhvillimeve.Mund te konkludoj se  inteligjenca artificiale nuk është as e mirë dhe as e keqe në vetvete,gjithçka varet nga mënyra se si përdoret. Ajo mund të jetë një mjet i fuqishëm për zhvillim dhe siguri, por edhe një rrezik serioz nëse bie në duar të gabuara,andaj në këtë kuptim, ajo mbetet njëkohësisht një mundësi dhe një sfidë ,dhe zgjedhja është në duart tona.

Kontrolloni gjithashtu

Heronjtë kanë vetëm Ditëlindje” – Me akademi përkujtimore u shënua 70-71-vjetori i lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Në një atmosferë të mbushur me emocione, krenari dhe respekt të thellë për jetën sublime …